| NJOFTIM | |
| Kush ėshtė nė linjė | 0 pėrdorues online: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė
[ Shiko krejt Listen ] Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 6 mė Thu Jul 24, 2008 5:01 pm
|
| Libri elektronik | |
Tė dashur fėmijė (prindėr) lexoni udhėzimet si hapet libri |
| September 2008 | | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | | 29 | 30 | | | | | | Calendar |
|
| | Shko tek faqja : 1, 2  | | Autori | Mesazh |
|---|
sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Lajme sportive Fri Sep 14, 2007 8:09 pm | |
| Trajneri i skuadres perfaqesuese shqiptare, kroati Otto Bariē, profetsia e te cilit predominoi gjate ndeshjes kualifikuese ndaj Hollandes ku nje anshmeria e gjyqtarit anglez ne disa raste te kontensuara, tregoi se trajneri i skuadres perfaqesuese e ndjente friken e gjykimit perkrahes te skuadrave me emer. Frike e cila padyshim qe i bashkangjitej edhe dilemes dhe tensionit qe ka perfshire lenia pezull e bisedimeve rreth kontrates dhe rinovimit te saj midis drejtuesave te Federates shqiptare te futbollit dhe trajnerit Baric. Pak ēaste perpara ndeshjes midis Hollandes dhe Shqiperise te dyja palet, perfshi dhe avokatin ndermjetes Skender Fani paten nje bisede miqesore. Midis tyre eshte shprehur interesimi per nje bashkepunim te ardhshem qe normalisht ka qene hap pozitiv. Megjithate, nuk eshte folur aspak per nje percaktim te sakte ose dateline per rinovimin. Presidenti i FSHF-se Armando Duka ka shprehur pozitivisht interesimin e tij per nje rinovim te ardhshem, por si gjithnje ai cdo gje e le deri per minuten e fundit dhe te papercaktuar, duke patur parasysh moshen relativisht te madhe te trajnerit kroat dhe gjendjen e mundshme shendetsore ne te cilen ndodhet Baric per te perballuar punen voluminoze qe kerkon angazhimi me kombetaren. Une ndjehem shume mire dhe besoj se jam ne gjendje ta drejtoj skuadren edhe per dy vjet te tjera u shpreh Otto Baric per Albaniasoccer.com, nderkohe qe presidenti Armando Duka nga ana e tij mendon se Baric eshte emri primar per te qendruar ne krye te pankines kuqezi. Padiskutim qe Otto eshte mundesia kryesore, por ne kemi filluar bisedimet e para dhe do te vazhdojme edhe me tej , u shpreh Presidenti Duka per Albaniasoccer.com pas bisedes qe paten ne Hollet e Hotel Adriatik, disa ore perpara fillimit te takimit Shqiperi - Hollande _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Fri Sep 14, 2007 8:09 pm | |
| Nė ndeshjen e ditės sė mėrkurė nė stadiumin Qemal Stafa ndaj Holandės sė Van Bastenit, skuadra jonė pėrfaqėsuese ka humbur njė takim tė dyshimtė pėrballė tulipanėve, por nė kėtė takim e gjithė Shqipėria ka fituar diēka tė veēantė, e cila nuk blihet apo shitet me para, por ėshtė e lidhur me zemrat e atyre tifozėve, tė cilėt nuk ndalojnė sė pėrkrahuri pėr 90-minuta skuadrėn e tyre tė zemrės. Tė ardhur nga tė gjitha trevat shqiptarėt ishin si njė trup i vetėm ditėn e mėrkurė dhe gjatė 90 minutave kanė kėnduar, brohoritur, duartrokitur lojėn e gladiatorėve tė tyre nė fushėn e blertė. Sigurisht respekt tė veēantė meriton ajo pjesė e tifozerisė, e cila ishte bashkuar nė tribunėn D3. Nė atė pjesė ishin bashkuar tifo-grupe tė njohura, pasi kjo gjė ishte pėrcaktuar nė takimin e organizuar prej grupit tifozerik Plisat nga Prishtina, e mbajtur nė Prishtinė, nė 24 gusht 2007. Grupet pjesėmarrėse nė kėtė takim ishin Ballistėt (Tetovė), Plisat (Prishtinė), Torcida (Mitrovicė), Kuq e Zinjtė e Jakovės (Gjakovė) Skifterat (Gjilan), Tifozat Kuq e Zi ( tė cilėt njėherazi janė edhe pėrfaqėsues tė shumė grupeve nga trojet shqiptare). Gjithashtu duhet cekur se edhe pse munguan fizikisht (pėr shkaqe teknike) grupet si: Arpagjikt (Prizren), Fikshat (Kaēanik) dhe Shqiponjat (Pejė). Por atė ditė nė tribunė janė bashkuar dhe disa pėrfaqėsues tė tifo grupeve tė tjera nė Shqipėri. Sigurisht meritė tė veēantė ka edhe grupimi Tifozat kuqezi pėr organizimin perfekt dhe rekuizitės sė tyre tė pasur me flamuj banderola e tė tjerė. Kjo tifozeri nėn udhėheqjen e njėrit prej tifozėve mė tė zjarrtė Arianit tė Plisave i ka dhėnė njė leksion tė gjithėve se nė Shqipėri ekziston njė tifozeri e organizuar e cila nuk di tė ndalojė pėrkrahjen e saj. Ndėrkohė qė mė e ēuditshme ėshtė fakti se pėrkrahja e tyre kalohet nė heshtje nga mediat Shqiptare, pasi ėshtė bėrė e modės nė Shqipėri qė pėrpara takimit mediat kėrkojnė me ēdo kusht pėrkrahjen e tifozerisė dhe mė pas gjithēka shumėzohet me 0.
_________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Fri Sep 14, 2007 8:25 pm | |
| Alimehmeti, gati formacioni ndaj Teutes
14/9/2007 | Skuadra e Elbasanit diten e neserme do te perballet me Teuten e trajnerit Hysen Dedja. Ne kete sfide te gjithe futbollistet e Elbasanit kane per detyre te fitojne duke shperblyer perkrahjen e mijera tifozeve anenmbane Shqiperise dhe botes. Ne sfiden e "Ruzhdi Bizhutes" trajneri Alimehmeti mund te aktivizoje kwtw formacion nga fillimi i takimit: Lika, Sheta, Karcev, Lako, Mehmetaj, Gerxho, Bulku, Nallbani, Tetova, Bejzade, F.Xhafa. Risija e formacionit te verdhebluve eshte aktivizimi nga minuta e pare e mesfushorit durrsak i rikthyer tashme ne kampion elbasanas Edlir Tetova ne krahun e majte. Nderkohe qe per here te pare do te aktivizohet edhe mbrojtesi tiranas Arian Sheta, i cili do te mbuloj krahun e djathte te mbrojties sone. Ne qender te prapavijes do te jene Lako dh Karcev, nderkohe qe Mehmetaj do te mbuloje krahun e majte. Qendra e mesfushes do ti besohet S.Bulkut dhe Nallbanit, teksa ish-lojtari i Apolonise do te mbuloje krahun e djathte te mesfushes. Ne porte Ilion Lika e ka vendin te padiskutuar dhe si pasoje do te jete ne formacion qe nga minuta e pare. Dyshja sulmuese ndaj djemve te detit do ti besohet 2 futbollisteve me shume eksperience ne kampionatin tone kombetare si Bejzade dhe F.Xhafa. Nderkohe qe disa futbolliste te tjere si Babaj, Papuci, Plepolli, Merxha e te tjere do te jene te gatshem per tu futur ne fushen e lojes nese trajneri Alimehmeti do te kerkoj aktivizimin e tyre. Ja edhe rreshtimi i mundshem taktik i verdhebluve ndaj Teutes Lika Sheta Lako Karcev Mehmetaj Gerxho Nallbani S.Bulku Tetova Bejzade F.Xhafa Tr: Krenar Alimehmeti
_________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Sun Sep 16, 2007 11:31 am | |
| Hasi dhe Salihi titullar, Tare aktivizohet, Cana i papranishem ne ndeshje
Anorthosis ka fituar derby me kampionen Apoel. Zonja e madhe ka marre tre pike shume te ēmuara ne fushen e vet ndaj pretendentes kryesore, ne nje takim shume te tensionuar ku u nxorren 12 kartona te verdhe. Portieri i kombetares shqiptare Arjan Beqaj u aktivizua gjate gjithe takimit dhe ishte nje nga pikat me te forta te skuadres me 6 grushtime deēizive. Me kete fitore, Anorthosis ngjitet ne krye te klasifikimit provizor me pike te plota pas 2 ndeshjesh
Besnik Hasi eshte aktivizuar si titullar ne fitoren e skuadres se tij Cercle Brugge jashte fushes se vet 2-0 ndaj skuadres Roesalare. Mesfushori shqiptar i cili ne mesjave i dha fund ne menyre zyrtare aktivizimit te tij me skuadren perfaqesuese te Shqiperise, zhvilloi nje ndeshje te mire. Ai u zevendesua ne minuten e 73-te dhe skuadra e tij shenoi dy here ne 10 minutat e fundit te takimit duke shfrytezuar avantazhin numerik qe kishte kur vendasit luajten me 10 lojtare pjesen me te madhe te pjeses se dyte. Me kete fitore Cercle e shikon vehten ne vend te trete me 12 pike ne 6 ndeshje.
Igli Tare u aktivizua ne pjesen e dyte te ndeshjes Lazio-Empoli qe perfundoi ne barazim 0-0. « Bjondi », hyri ne loje ne minuten e 78-te per skuadren e tij Hamdi Salihi luajti gjate gjithe takimit si titullar per skuadren e tij SV Ried e cila barazoi pa gola ne fushen e vet ndaj Wacker
Lorik Cana nuk ishte i pranishem as ne stolin e skuadres se tij Olimpik marseje e cila u mund 1-2 ne fushen e vet nga Touluse
_________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Sun Sep 16, 2007 11:40 am | |
| Te gjitha skuadrat vendase fitojne, Stojku dhe Bejzade protagoniste me gola vendimtare ne debutimet e tyre Skenderbeu-SK Tirana 4:2 Shenues : Marius Ngjela 7, 44, 81, Tiko 75 / Jetmir Sefa 3, Klodian Duro 45 Gjyqtare : Aranit Lulaj (Vlore), Geranto Qirici (Tirane), Sonil Zeka (Shkoder) Faruk Sejdini arrin fitoren e pare si trajner i skuadres se Skenderbeut dhe ekipi korcar shijon fitoren e pare kete kampionat, pas dy humbjeve 1-3. Mario Ngjela ka shenuar triplete per skuadren « bardhekuq » duke i shkaktuar humbjen e dyte ne tre ndeshjet e pare te ketij sezoni skuadres kampione. Portieri Blendi Nallbani dhe mbrojtesi Nevil Dede ishin shpetimtaret e portes ne disa okazione te veshtira te krijuara ne zonen e skuadres se Sulejman Staroves i cili eshte shume prane shkarkimit nga kreu i pankines tiranase, qe ndonese kaluan te paret ne avantazh nuk arriten te ruanin epersine e fillimit. 4000 shikuesit qe kishin ardhur per te ndjekur kete takim pane nje ndeshje mjaft te bukur, me gola te shumte dhe me emocione te njepasnjeshme. Rezultati mund te kishte qene akoma me i thelle sikur gjyqtari Arianit Lulaj te mos kishte ndryshuar mendje ne akordimin e nje penalltie ne favor te vendasve
Elbasani-Teuta 1:0 Shenues : Skerdi Bejzade 82 Gjyqtare : Tanush Latifi (Gjirokaster), Arjan Guēe (Lushnje), Denis Koreshi (Lushnje) Skerdi Bejzade ka qenė njeriu i ndeshjes, nė pėrballjen midis Elbasanit dhe Teutės. Tifozėt e shumtė qė kishin mbushur shkallėt e Ruzhdi Bizhutės prisnin nga idhujt e tyre njė fitore tė thelle, por kjo nuk ka ndodhur. Tė dyja skuadrat janė shfaqur mediokre nė lojėn e tyre. Nė pjesėn e parė vlen pėr tu pėrmendur vetėm njė shtyllė e Fjodor Xhafės. Pjesa e dytė ka qenė pak mė ndryshe se e para, ku mė kėrkues kanė qenė tė zotėt e shtepisė. Bejzade ose ndryshe i mbiquajturi « Arusha »nga tifozėt vendas, ka shėnuar njė gol tė bukur i cili i dha dhe fitoren e parė Elbasanit nė kėtė sezon futbollistik.
Besa-Flamurtari 2:0 Shenues : Bledar Mancaku 10, Elokan 82 Gjyqtare : Sokol Jareci (Tirane), Genc Maloku (Tirane), Sokol Avdo (Tirane) Skuadra kavajase i ka shkaktuar humbjen e pare Flamurtarit te cilet fituan dy ndeshjet e para ne fushen e tyre. Goli spektakolar i Bledar mancakut ne pjesen e pare hapi serine e golave per skuadren vendase e cila dyfishoi disa minuta para perfundimit me Elokan
Shkumbini-Beselidhja 2:1 Shenues : Gentjan Stojku 24, 84 / Goce Petrovski 43 Gjyqtare : Albano Janku (Tirane), Labian Mustafaraj (Tirane), Alfred Lamēe (Patos) Gentjan Stojku me dygoleshin e tij, nga nje gol ne cdo pjese loje ka ndeshkuar skuadren lezhjane dhe i ka siguruar fitoren skuadres peqinase karshi 6000 shikuesave te cilet kishin kriajur nje atmosfere te nxehte futbollistike. Elbasanasi Stojku shenoi golin e pare ne pjesen e pare, kurse maqedonase Petrovski barazoi pak minuta para perfundimit. Ne pjesen e dyte, lezhjanet u munduan te mbronin shume por nuk arriten te shkeputeshin me pike nga peqini ne takimin e pare te trajnerit te sapo ardhur Ridvan Kulli ne pankine pas doreheqjes se Stavri Nices
Dinamo-Kastrioti 4:0 Shenues : Pero Pejic 32, 60, 65, Sebino Plaku 45 Gjyqtare : Mentor Sopjani (Durres), Rezart Zhuli (Tirane), Engjell Pjetrushi (Lezhe) Dinamo ka ndeshkuar rende skuadren e Kastriotit duke fituar thelle 4-0 ndaj skuadres krutane e cila per me shume se 1 ore luajti me 10 lojtare dhe 10 minutat e funsit me 9 lojtare. Ylli Shameti u ndeshkua brenda 3 minutave me dy kartona te verdhe. Pero pejic shenoi tre gola per skuadren Dinamovite dhe Sebino Plako vulosi fitoren e thelle per djemte e Agim Canajt te cilet nuk e kane provuar shijen e pesimit te golit . Elvis Kotorri e ka rrjeten te paprekur ne 3 ndeshjet e para, plot 270 minuta pa pesuar gol. Dinamo eshte ne krye te klasifikimit provizor
Partizani-Vllaznia 1:0 Shenues : Elis Bakaj 27 Gjyqtare : Sazan Velēani (Patos), Arben Pregja (Tirane), Ergin Doda (Tirane) Partizani ka fituar takimin me te rendesishem te javes se trete ndaj Vllaznise. Skuadra e Mirel Joses ka humbur per te dyten here me rradhe ndaj skuadrave kryeqytetase duke zhgenjyer perseri me lojen e saj. Bakaj ishte ai qe beri ndryshimin me golin e shenuar ne pjesen e pare ne minuten e 27-te duke i dhene tre piket dhe kryesimin e tabeles se klasifikimit se bashku me Dinamon me nga 9 pike te plota _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Mon Sep 17, 2007 8:38 pm | |
|  16/9/2007 | Nė ndeshjen ndaj Teutės skuadra jonė e zemrės Elbasani ka fituar falė shpirtit tė sakrificės qė ka treguar Arusha jonė Skerdi Bejzade. Tigrat gjejnė rastin ta pėrshėndesin nga zemra Bejzaden pėr atė cka ka treguar nė fushėn e lojės nė sfidėn ndaj Teutės. Tė gjithė futbollistėt e tjerė tek Elbasani duhet tė marrin shembull dhe tė inpenjohen tė paktėn sa 40% i Bejzades. Kishim kohė qė nuk shikonim njė futbollist me fanellėn verdheblu tė luaj me atė shpirt sakrifice nė njė ndeshje nė Ruzhdi Bizhuta. Ndeshja ndaj Teutės ishte tepėr delikate, pasi nė rast barazimi apo humbje verdheblutė do tė pėrballonin tėrmetin e fuqishėm qė do tė shkaktohej nga mungesa e fitores. Bejzade jo vetėm qė ka shėnuar njė supergol nė minutėn e 82 duke na dhėnė fitoren, por ka dhėnė dhe disa asist pėr shokėt e tjetė tė skuadrės si dhe ka luftuar duke ndaluar disa aksione tė kundėrshtarėve. Dhe njėherė e falenderojmė Bejzaden pėr gjithcka qė jep pėr fanellėn tonė dhe i premtojmė gjithnjė pėrkrahje nga ana jonė. Dhe pas ndeshjes me Teutėn e gjithė tifozeria ka vazhduar tė therrasė nė kor emrin e Bejzades dhe njė gjė tė tillė do ta bėjmė gjithmonė pėr disa futbollistė qė janė gati tė sakrifikohen nė fushėn e lojės vetėm nė saj tė fanellės verdheblu.
Tigrat Verdheblu _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Mon Jul 14, 2008 3:34 pm | |
| Superiorja, kampionati i ri nis mė 24 gusht
"Kampionati i 70-tė kombėtar i futbollit do tė nisė mė 24 gusht." Eshtė ky konfirmimi qė ka bėrė pėr "Sportin shqiptar" shefi i sektorit tė garave nė FSHF, Ilir Shulku. Sezoni i ri futbollistik, ose 2008-2009, fillon vetėm katėr ditė pas ndeshjes miqėsore tė kombėtares, e programuar pėr mė 20 gusht, qė ėshtė njė datė e lirė edhe nga UEFA. Nė kėtė moment, kur gjithēka ėshtė e pėrqendruar nė emocionet e finaleve tė Euro 2008, teksa kėto "ethe" kanė kapur edhe zyrtarėt e FSHF-sė, shefi garave sqaroi disa nga detajet e sezonit tė ri. "Qė pas pėrfundimit tė sezonit u kemi dėrguar 12 klubeve tė kategorisė superiore projektkalendarin, - thotė Shulku. - Kėshtu, kemi rėnė dakord qė kampionati tė fillojė mė 24 gusht. Klubet kishin problem periudhėn e pushimit tė janarit, qė i shėrben kombėtares, ku kėrkonin qė ajo tė mos ishte mė shumė se 10 ditė. Pėr kėtė pikė gjetėm njė konsensus dhe, duke parė edhe programin e kombėtares, ku parashikohet grumbullim, caktuam si pushim periudhėn 3-11 janar." Pėr sa i pėrket formulės sė kategorisė superiore, ajo do tė mbetet e njėjtė me sezonin e kaluar. "Tė jemi realistė, kjo formulė dha efekte pozitive, teksa e mbajti garėn tė hapur deri nė fund. Nisur nga kjo, nuk kishte arsye pse ta ndryshonim. Pra, pėr tė sqaruar edhe opinionin, formula do tė jetė kjo: Nga kategoria superiore nė atė tė parė zbresin automatikisht dy ekipe dhe ngjiten po kaq. Ndėrkohė, ekipet qė renditen nė vendet 9 dhe 10 tė superiores do tė luajnė ndeshje play-out-i me vendet 4 dhe 3 tė kategorisė sė parė,"- sqaron Shulku. Tė vetmin ndryshim pėr sezonin tjetėr do tė ketė kategoria e parė, e cila nuk do tė jetė me 18 ekipe, por me 16. Sipas Shulkut, edhe te inferiorėt do tė jetė e njėjta formulė, teksa katėr ekipe zbresin nga kategoria. Pėrgjegjėsi i kampionateve bėn tė ditur gjithashtu se kėtė sezon do tė ndryshojė edhe struktura e kampionatit tė moshave. Sipas Shulkut, kampionati i tė rinjve U-17 dhe U-19 do tė ndahet nė dy zona: Veri-Jug, me nga 15 skuadra. Megjithatė, tė gjitha ndryshimet qė pritet tė bėhen duhet tė marrin miratimin e komitetit ekzekutiv tė FSHF-sė. "Kemi bėrė gati edhe ndryshimet nė rregullore pėr sezonin e ri. Dėnimet ndaj lojtarėve do tė rriten,"- pohon Shulku, i cili nė fund flet edhe pėr ndryshimin e mėnyrės sė ndėshkimit me kartonė. "Disa klube kanė qenė kundėr mėnyrės sė deritanishme dhe kėrkojnė qė pas tre kartonėve tė verdhė tė ketė vetėm njė pezullim dhe kjo tė mos vazhdojė me dy, nėse numri i tyre shkon nė gjashtė. Do ta shqyrtojmė edhe kėtė pikė, pėr t'ia paraqitur mė pas komitetit ekzekutiv." Jorgis MEMO Miqėsorja, gati zyrtarizimi me Estoninė Pas mosarritjes sė njė akordi me Slloveninė, e cila kėrkoi tė ishte pritėse, FSHF-ja ka marrė njė "ok" paraprak nga Estonia pėr njė ndeshje miqėsore nė datėn e lirė tė UEFA-s, mė 20 gusht. Sipas shefit tė sektorit tė jashtėm nė FSHF, Lysien Nurishmi, me shumė mundėsi kjo miqėsore pritet tė zyrtarizohet nė ditėt e ardhshme. Kujtojmė qė FSHF-ja ka ndėrmjetėsuar me disa federata, madje edhe me "big"-ėt, Spanjė-Itali, por zyrtarisht ende nuk ėshtė arritur njė akord. Nėse kjo gjė ndodh me Estoninė, do tė ishte miqėsorja e tretė pėr kuqezinjtė nė pak vite, teksa nė dy ndeshjet e para janė ndarė nė barazim 3-3 dhe 1-1. Trajneri i kombėtares, Ari Han, ka kėrkuar medoemos qė miqėsorja tė luhet brenda, pasi edhe dy ndeshjet e para eliminatore me Suedinė dhe Maltėn do tė zhvillohen nė Shqipėri. Ky shkak ka bėrė qė disa kombėtare ta refuzojnė kėrkesėn e Shqipėrisė. Shqipėri-Greqi, problem akomodimi Sezoni i verės ka vėnė nė vėshtirėsi FSHF-sė pėr tė sistemuar nė njė vend sa mė tė pėrshtatshėm ekipin kombėtar U-21, qė do tė luajė ndeshjen eliminatore me Greqinė mė 20 gusht nė stadiumin "Flamurtari" tė Vlorės. Kuqezinjtė e drejtuar ng Artan Bushati pritet tė grumbullohen disa ditė para takimit nė qytetin bregdetar, por hotelet (mė tė mira) nė kėtė tė fundit rezultojnė tė prenotuara. Nėse nuk gjendet njė i tillė, atėherė kombėtarja Shpresa do tė sistemohet nė qytetin e Fiert. Ndėrkohė, njė problem mbetet edhe akomodimi i Greqisė, qė do tė mbėrrijė njė ditė para takimit. Ari Han, dje "vėzhgim" Portugalisė Trajneri i Shqipėrisė, Ari Han, ka qenė i pranishėm dje nė stadiumin e Gjenevės pėr tė ndjekur nga afėr ndeshjen e grupit A tė Euro 20080-s, midis Ēekisė dhe Portugalisė. Me kėtė tė fundit, Shqipėria do tė luajė pėr eliminatoret e botėrorit mė 15 tetor. Han, bashkė me ndihmėsin e tij De Jong, pritet tė ndjekin edhe kundėrshtarin tjetėr tė kuqezinjve, Suedinė, qė do tė luajė me Spanjėn mė 14 qershor. J.M. (fotolajm) Hidi firmos tek Alqi pėr 250 mijė euro Eshtė zyrtare: portieri i kombėtares Isli Hidi, ka firmosur dje pėr ekipin qipriot Alqi Laranka njė kontratė 2-vjeēare, nga ku do tė pėrfitojė njė shumė prej 250 mijė eurosh. Pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekėsore, shqiptari hodhi tė zezėn mbi tė bardhė nė prani tė presidentit tė klubit, Mimi Fantuēi. "Kam ardhur kėtu pėr tė arritur suksese,"- tha Hidi pėr mediat qipriote. Kėtė kalimdrejt kampionatit qipriot e ka bėrė tė mundur menaxheri Sokol Haxhia. Ndėrkohė mėsohet se nė vitin e parė tė aktivizimit me Alqin, pėrveē 120 mijė eurove, Hidi do tė pėrfitojė njė bonus prej 35 mijė eurosh. Gjithashtu, edhe nė vitin e dytė, pėrveē 130 mijė eurove, do tė pėrfitojė 35 mijė tė tjera. Nė kontratė ėshtė edhe njė klauzolė, e cila pėrcakton qė, "nėse Hidi arrin tė shitet nė njė ekip tjetėr, do tė marrė kesh 50 mijė euro." Klubi qipriot ka vėnė nė shėrbim tė ish-portierit tė Tiranės dhe Krivbasit njė makinė dhe njė apartament. J.MEMO Ēerēizi: E ndiej veten pjesė tė Apolonisė Teksa pritet 16 qershori pėr grumbullimin e parė, rrjedha e zhvillimeve nga kampi fierak vijon nė normalitetin e vet dhe brenda etheve tė njohura tė merkatės. Kėshtu, nga Vlora janė lėshuar sinjale tė rikthimit pranė skuadrės "mėmė" tė dy futbollistėve qė mbrojtėn ngjyrat e Apolonisė nė kategorinė e parė, konkretisht tė Ledio Liēajt, i adaptuar si sulmues te fierakėt, dhe tė Aldo Gunės, i cili iu bashkua ekipit tė Haxhiut fazėn e dytė. Pėr tė ardhmen e dy futbollistėve tė sipėrpėrmendur do tė jenė ditėt nė vijim ato qė do tė zbardhin dhe enigmėn pėrfundimtare, por Guna si duket qė dje ėshtė bashkuar me Flamurtarin. Ndėrkohė, krejt e qetė paraqitet situata pėr njė tjetėr emėr tė "gardės" vlonjate qė ka zbarkuar nė Fier. Mesfushori me tipare sulmuesi Taulant Ēerēizi ndihet komod, teksa bėn bilancin e ecurinė e asaj qė ka dhėnė pėr Apoloninė, por edhe pėr perspektivėn e afėrt nė superligė. "Kemi pėrballuar njė kampionat tė vėshtirė, por kemi rezultuar tė suksesshėm. Kemi pasur kurajėn tė besojmė nė forcat tona edhe atėherė kur gjėrat janė dukur nė pamje tė parė gati tė pamundura. Tani duhet tė mendojmė pėr tė ardhmen e afėrt," - shprehet Ēerēizi. Aktivizimi i vlonjatit fazėn e dytė ka qenė rezultativ, pasi me golat e shėnuar Ēerēizi ėshtė bėrė shpesh pėrcaktues pėr skuadrėn e tij, duke e udhėhequr drejt rezultateve pozitive. "Unė jam ndier mirė dhe duket se mė kapi menjėherė ritmi i grupit, tė cilin e ruajta me fanatizėm. Kontributi im ka qenė modest krahasuar me punėn e skuadrės. Gjithashtu, golat e mi do tė zhvleftėsoheshin tėrėsisht nėse skuadra nuk do tė siguronte suksesin," ‑ thekson mes tė tjerash mesfushori Ēerēizi, duke u ndalur mė tej edhe nė sfidėn e vėshtirė qė e pret Apoloninė nė superiore. "Nuk ka vend pėr dyshime. Apolonia e ka forcėn e duhur jo vetėm pėr tė mbijetuar nė kampionat, por pėr shumė mė tepėr. Nisur nga fakti se kam qenė pjesė e skuadrės qė siguroi suksesin, duke pasur parasysh mjedisin dhe pėrshtatshmėrinė time me ekipin, vazhdoj ta ndiej veten pjesė tė Apolonisė dhe nuk do tė ngurroj tė jap maksimumin tim edhe nė sezonin e ri," - theksoi mes tė tjerash futbollisti Taulant Ēerēizi. _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Fri Jul 18, 2008 4:09 pm | |
| Dinjo"-Milan,martesa zyrtare
Mė nė fund ka ardhur konfirmimi zyrtar, teksa ambienti kuqezi po pėrgatitet tė presė yllin e ri, Ronaldinjo. Adriano Galiani i shoqėruar nga ndihmėsit e tij, Arielo Braida dhe Ernesto Bronxeti kanė pasur njė takim tė gjatė dhe frytdhėnės me presidentin e skuadrės katalanase, Joan Laporta. Nga sa pėrflitej nė median italiane, Ronaldinjo mund tė quhet njė lojtar i Milanit qė nga pasditja e djeshme, pas marrėveshjes qė tė dyja skuadrat kanė arritur ndėrmjet tyre pėr njė shifėr qė pėrflitet tė jetė rreth 18.5 milionė euro, plus premios qė Barcelona do tė pėrfitonte nga njė paraqitje e mirė e Ronaldinjos me fanellėn e "djajve". Nė mbrėmje vonė, edhe Galiani ka zyrtarizuar marrėveshjen, ndėrkohė qė Ronaldinjo do tė niset sot nė ora 11.00, me synimin pėr t'u bashkuar nė grumbullimin e Milanit me shokėt e rinj nė ora 14.30.
Ēelsi, 60 milionė pėr Robinjon
Ēelsi, edhe pse nė fakt nuk ėshtė ndjerė shumė gjatė merkatos sė kėsaj vere, duket se do tė bėjė goditjen e parė midis shumė tė pėrfolurave. Bėhet fjalė pėr yllin brazilian tė Realit tė Madridit, Robinjon. Ky i fundit ėshtė kėrkuar me ngulm nga braziliani Luis Felipe Skolari dhe presidenti Roman Abramoviē ka shprehur gatishmėrinė pėr tė sjellė nė ekip sa mė shumė yje qė dhurojnė spektakėl. Vetėm se kėsaj here e kanė ekzagjeruar disi me shifrėn e ofruar. Ėshtė e pėrditshmja "The Guardian" ajo qė bėn publike ofertėn e bluve tė Londrės. Bėhet fjalė, as mė pak e as mė shumė, pėr plot 60 milionė euro, nga tė cilat 48 do tė shkojnė nė arkat e klubit tė Realit tė Madridit. Njė shifėr kjo, qė do tė pranohej menjėherė nga drejtuesit madrilenė, pėr tė blerė yllin portugez, Kristiano Ronaldo.
Spanja,Del Boske trajner
Trajneri Visente Del Boske ėshtė prezantuar zyrtarisht si trajneri i Kombėtares sė Spanjės. Me propozim tė Angel Vilar, kandidatura e Del Boskes u prit mjaft mirė dhe ditėn e djeshme u bė edhe zyrtarizimi i marrėveshjes midis trajnerit dhe Federatės Spanjolle tė Futbollit. Ish-trajneri i Realit tė Madridit do tė jetė nė krye tė detyrės sė tij tė re deri nė vitin 2010. Gjatė kėsaj kohe do t'i duhet tė pėrgatisė kombėtaren iberike pėr Kupėn e Botės 2010. Njė detyrė mjaft e vėshtirė pėr tė, duke qenė se do tė ketė nė dispozicion njė ekip qė do e nisė kompeticion si favorit kryesor pėr tė fituar, pas triumfit tė arritur pak javė mė parė nė kampionatin evropian tė futbollit. Sidoqoftė, vetė trajneri nuk duket i frikėsuar nga kjo sfidė. _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Mon Jul 21, 2008 9:32 pm | |
| Alban Bushi, golashėnuesi mė i mirė i kuqezinjve, megjithėse nė miqėsoren kundėr Polonisė mė 27 maj nuk mori ftesė nga trajneri Ari Han, vazhdon tė shpresojė se do tė jetė pjesė e pėrfaqėsueses edhe pėr sezonin e ardhshėm. "Jam rikuperuar plotėsisht dhe kam dėshirė qė tė jem pjesė e Kombėtares edhe edicionin e ardhshėm", ka thėnė sulmuesi pėr "Panorama". Problemet nė kėmbėn e djathtė kanė marrė fund dhe lojtari synon qė tė bėjė njė sezon tė mirė nė kampionatin grek, me skuadrėn e tij Levadhiakos. Si shkoi periudha e rikuperimit nė Gjermani? Pėr fatin tim tė mirė gjėrat shkuan shumė mirė. Tani kam filluar stėrvitjet me skuadrėn e Levadhiakos dhe nuk kam pasur probleme me kėmbėn. Nė Gjermani punova me stafin mjekėsor tė Hertės sė Berlinit pėr rreth njė muaj e gjysmė dhe fizioterapisti i skuadrės bashkė me mjekun kanė bėrė njė punė tė shkėlqyer. Sigurisht qė e kishin paksa dorėn tė rėndė me ēmimin (qesh), por gjithsesi ia vlejti, sepse tani jam nė formė. Pas 25 ditėve nė terapi zhvillova njė minifazė pėrgatitore me skuadrėn e Hertės nė Austri, ēka mė ndihmoi tė rifitoja besimin nė vetvete. Kam punuar vėrtet shumė dhe mendoj se tani jam gati pėr njė sezon shumė tė vėshtirė. Gjatė kohės qė stėrviteshit te Herta, ju lindi ndonjėherė dėshira pėr tė qenė pjesė e kėsaj skuadre, apo pėr t'u transferuar nė ndonjė ekip tjetėr gjerman? Sigurisht. Futbolli gjerman ėshtė pjesė e elitės sė futbollit botėror dhe ēdonjėri do tė kishte dėshirėn pėr tė luajtur aty. Megjithatė, unė kam familjen time nė Greqi dhe pėrveē kėsaj oferta qė mė bėri Levadhiakos ishte vėrtet joshėse. Pata kontakte nga disa klube gjermane, por nuk mė bindėn. Pastaj nuk mund tė lija nė baltė presidentin e Levadhiakosit, i cili bėri tė pamundurėn pėr tė mė marrė nė skuadėr. A ėshtė i mjaftueshėm njė emėr si Levadhiakosi pėr tė rifituar njė vend nė Kombėtare? Sė pari, askush nuk ka thėnė qė unė jam jashtė Kombėtares, tė paktėn jo zyrtarisht. Mendoj se trajneri Han jo mė kot u interesua pėr mua gjatė kohės qė ishte nė Greqi pak muaj mė parė. Sė dyti, mos harroni se Levadhiakos ėshtė pjesė e Superligės greke dhe mendoj se nuk ėshtė njė ekip i rėndomtė. Sė treti, unė vendin nė Kombėtare nuk e kam fituar falė emrit tė skuadrave ku kam luajtur, por pėr golat e shumtė qė kam shėnuar. Edhe kėtė sezon do tė pėrpiqem tė shėnoj sa mė shumė gola, pastaj tė shohim se si do tė shkojnė gjėrat. Meqė jemi te Kombėtarja, sa pėr qind jeni i bindur se do tė vazhdoni tė jeni pjesė e saj edhe sezonin e ardhshėm? Kėtė nuk e di, sepse e vendos trajneri. Unė mund tė them se jam nė formė tė mirė dhe do tė bėj maksimumin pėr tė bindur trajnerin tė mė grumbullojė. Unė dėshiroj tė luaj edhe edicionin e ardhshėm me pėrfaqėsuesen dhe jam i bindur se mund t'i shėrbej Kombėtares edhe pėr njė vit. Do tė pėrpiqem tė shėnoj sa mė shumė qė ta vė nė pozita tė vėshtira trajnerin, ashtu siē ndodhi dhe me Bariēin. _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Mon Jul 21, 2008 9:36 pm | |
| Futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj, do tė jetė pjesė e Lojėrave Olimpike verore "Pekin 2008".
Bajramaj ėshtė pėrfshirė nė listėn e pėrfaqėsueses sė Gjermanisė pėr kėtė olimpiadė. 20-vjeēarja ėshtė njėra prej 18 futbollisteve tė ftuara pėr nė Pekin. "Vendimi nuk ka qenė i lehtė. Tė gjitha futbollistet kanė dhėnė maksimumin, por aty ka vend vetėm pėr 18 lojtare. Olimpiada ėshtė shumė e vėshtirė, ndėrsa orari i ndeshjeve shumė i ngjeshur. Fatmire Bajramaj po bėhet gjithmonė mė e vlefshme pėr ne. Ajo ėshtė njė futbolliste shumė teknike dhe qė di tė rrezikojė portėn kundėrshtare", ka thėnė trajnerja e Gjermanisė, Silvia Neid. Gjermania gjendet nė njė grup nė Olimpiadė me Brazilin dhe Nigerinė. "Jam shumė e lumtur qė do tė jem pjesė e skuadrės nė Olimpiadė dhe mezi po pres tė fillojė aktiviteti. Nė Pekin do tė na presin ndeshje tė vėshtira, por si kampione tė botės qė jemi, natyrisht qė vlerėsohemi si favorite pėr tė fituar titullin. Kemi njė skuadėr shumė tė mirė. Jam shumė e bindur se nuk do tė kthehemi duarbosh nė shtėpi. Kemi shumė shanse pėr tė fituar edhe medaljen e artė", ka shkruar Bajramaj nė faqen e saj zyrtare. Bajramaj vitin e kaluar u shpall kampione e botės me Gjermaninė, ndėrsa nė finale mposhti Brazilin 2-0. _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | sajmir_pasha Moderator


   Age : 25 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 186 Localisation : Rhodos_Greece
| Titulli: Re: Lajme sportive Thu Jul 24, 2008 10:25 pm | |
| ampionati ukrainas ėshtė shndėrruar nė njė thikė me dy presa pėr futbollistėt shqiptarė.
JETMIR HALILAJ
Ata arrijnė tė pėrshtaten mjaft mirė aty, madje spikatin nė skuadrat kur luajnė, por kur kanė oferta nga klube perėndimore, gjuha e bashkėpunimit me drejtuesit e skuadrave ėshtė zero. Ervin Bulku, mesfushori i Kombėtares shqiptare qė luan te Krivbasi ka pasur disa oferta nga klube gjermane dhe ruse, por krerėt e klubit tė tij kanė kėrkuar 1.5 milionė euro pėr kartonin e futbollistit, ēka e ka bėrė tejet tė vėshtirė kalimin e futbollistit tiranas nė njė klub tjetėr. Bulku megjithatė, tregohet profesionist, duke thėnė se ėshtė i gatshėm qė tė respektojė kontratėn me Krivbasin, e cila skadon nė janar tė vitit 2009. "Kam pasur shumė oferta, sidomos pas ndeshjes me Kombėtaren kundėr Polonisė nė fund tė majit, por klubi ka vėnė njė ēmim shumė tė lartė pėr kartonin tim (1.5 milionė euro), ēka i ka vėshtirėsuar shumė gjėrat", pohon Bulku pėr "Panorama Sport". Lojtari ka shkėlqyer nė kampionatin ukrainas sezonin qė shkoi, madje edhe javėn e parė tė sezonit tė ri u tregua vendimtar, duke dhėnė asistin e golit tė vetėm qė shėnoi Krivbasi nė fitoren minimale 1-0 kundėr Metalurg Zaporozhias. "Dėshira ime ėshtė qė tė luaj nė njė skuadėr tė nivelit tė lartė dhe ofertat nuk kanė munguar, por menaxherėt e mi nuk kanė arritur tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt me drejtuesit e klubit. Unė nuk kam dashur qė t'iu lutem kėtyre tė klubit qė tė mė lėnė tė lirė, sepse kam njė kontratė me Krivbasin dhe jam i detyruar ta respektoj atė, ndonėse ofertat nga klubet gjermane kanė qenė tepėr joshėse", ka thėnė Bulku. Skuadra Situata nuk ėshtė shumė e qartė te Krivbasi, sepse kjo skuadėr ėshtė duke kaluar nė pronėsi tė disa pronarėve tė rinj. Njė pjesė e mirė e lojtarėve ende nuk janė tė sigurt pėr tė ardhmen e tyre, madje as Ervin Bulku. "Pritet qė tė ndryshojnė drejtuesit e klubit, pasi ekipin janė duke e blerė disa biznesmenė tė tjerė. Jemi paksa tė paqartė pėr tė ardhmen. Pak ditė mė parė kontaktova me krerėt e skuadrės dhe gjėja e vetme qė mė thanė, ishte se disa klube ishin interesuar pėr mua, por nuk kishin ofruar shumėn qė kėrkohej. Nuk di ēfarė tė them, - ka thėnė Bulku. - Unė jam gati tė qėndroj kėtu deri nė janar, nėse klubi nuk dėshiron tė mė largojė. Shpresoj qė tė kem tė njėjtat kėrkesa edhe nė merkaton e janarit, sepse qėllimi im ėshtė qė tė luaj nė njė skuadėr perėndimore". _________________
TE DUA JETA IME |
|  | | Alba Moderator


   Age : 23 Anėtarėsuar : 17 May 2008 Mesazhe : 99
| Titulli: Re: Lajme sportive Fri Aug 01, 2008 5:07 pm | |
| Erion Bogdani kėrkohet nga Ipsuiē Taun
Sulmuesi shqiptar mund tė largohet nga Kievo. Pėr tėinteresohen disa skuadra italiane, por edhe angleze
Vazhdon stėrvitjen te Kievo, por ėshtė pranė largimit nga kjo skuadėr. "Ethet" e merkatos kanė pėrfshirė edhe Erion Bogdanin, i cili me shumė mundėsi do tė jetė pjesė e njė klubi tjetėr nė sezonin e ri. Mediat italiane kanė kohė qė flasin mbi tė ardhmen e sulmuesit tė kombėtares shqiptare, por ky i fundit ėshtė treguar i qetė, duke kėrkuar tė respektojė kontratėn me klubin veronez.
"Pėr Bogdanin interesohet klubi anglez, Ipsuiē Taun,"- shkruante dje gazeta veroneze "L'arena", sė cilės i referoheshin edhe disa media tė shtetit "ishullor". Megjithatė,nėpėrmjet linjės telefonike, Erion Bogdani sqaroi:
"Deri mė tani edhe unė nuk di asgjė mbi atė ēfarė po flitet. Ajo qė mund tė them ėshtė se po vazhdoj tė stėrvitem me Kievon."Mė tej, i pyetur nėse do ta dėshironte njė eksperiencė nė Angli, tek Ipsuiē Tauni, 30-vjeēari u tregua i rezervuar. "Ipsuiēi? Duhet tė presim edhe pak. Nuk ėshtė momenti tė flasim pėr kėtė gjė, pasi mė parė unė duhet tė bisedoj me drejtuesit e klubit. Nga kėta tė fundit nuk kam ende asnjė sinjal." Sulmuesi kuqezi ka edhe dy vite kontratė me Kievon, e cila kėtė sezon u ngjit nė Serinė A.
"Natyrisht, dėshira ime ėshtė tė vazhdoj tė luaj nė kampionatin italian. Tani mezi pres tė luaj, pėr tė nisur njė kampionat tė mbarė dhe pa dyshim me shumė gola. Po jap shumė nė stėrvitje, pėr tė arritur formėn e duhur. Jam nėn kontratė me Kievon dhe zgjidhja e kėsaj tė fundit nuk ėshtė aq e lehtė. Gjithsesi, mė mirė e dinė drejtuesit. Nėse ata kėrkojnė tė mė shesin, edhe unė do tė shikoj interesat e mia. E kam thėnė edhe mė parė, qė nuk lėviz mė si i huazuar. Ose prish pėrfundimisht kontratėn me Kievon, ose qėndroj,"- thotė Bogdani, qė sezonin e fundit luajti te Livorno si i huazuar. Dje, ekipi verdheblu i Kievos shpėrndau numrat pėr futbollistėt, teksa Bogdani do tė mbajė mbi shpinė fanellėn me numėr 23, ndryshe nga dy vite mė parė, kur kishte 88-n. |
|  | | gazola Admin


   Age : 22 Anėtarėsuar : 03 Jun 2007 Mesazhe : 502 Localisation : e ku tjeter? profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji hobi : Muzika
| Titulli: Re: Lajme sportive Sat Aug 02, 2008 11:53 pm | |
| Njė short i vėshtirė, pothuajse i pamundur pėr tu kapėrcyer, e megjithatė ka ngjallur njė kėnaqėsi dhe entuziazėm tė kuptueshėm nė radhėt e Vllaznisė.
Admir Uruēi Fituesja e Kupės sė Shqipėrisė do tė ndeshet me Napolin nė turin e dytė eliminator tė Kupės UEFA, pas shortit tė hedhur dje pasdite nė selinė e UEFA-s, nė Nion tė Zvicrės. Shanset e pėrparimit janė vetėm teorike, por pėrballja me italianėt ėshtė pritur shumė mirė nga drejtuesit e kuqebluve. Vetė presidenti Valter Fushaj e ka cilėsuar atė si shortin e ėndėrruar e qė ėshtė bėrė realitet. Endrra Tė pėrballesh me njė ekip tė tillė ėshtė me tė vėrtet njė realitet i bukur. Dikur ka qenė ėndėrr pėr secilin prej nesh qė tė pėrballej me njė skuadėr tė tillė, aq mė tepėr qė me skuadrat italiane skuadrat tona janė ndeshur shumė rrallė, thotė Fushaj. Presidenti garanton se klubi i tij do ti marrė tė gjitha masat qė kjo ndeshje tė kthehet nė njė festė tė vėrtetė sportive. Shpėrblimi Vllaznia kaloi nė turin e parė Koperin e Sllovenisė, njė kualifikim i merituar dhe, sipas Fushajt, pėrballja me Napolin ėshtė njė shpėrblim i merituar pėr skuadrėn shkodrane. Kalimi apo jo i turit nė kėtė rast duket se nuk ka mė rėndėsi, duke u nisur nga vlerat e kundėrshtarit. Fushaj ėshtė i vetėdijshėm pėr njė fakt tė tillė. Dėshira jonė ėshtė qė skuadra tė tregojė mė tė mirėn nė fushėn e lojės. Kualifikimi nuk vendoset me fjalė, por nė fushė, megjithatė ne e dimė mirė se cilat janė shanset tona, thotė presidenti. Urimi Fushaj tregon edhe atė ēka pret nga kjo pėrballje: Dėshirojmė tė luajmė futboll tė bukur, ndoshta ndeshjen tonė mė tė mirė nė arenėn ndėrkombėtare. Napoli ėshtė favorit, por sigurisht qė nuk kemi ndėrmend tė bėjmė sehir. Do tė japim maksimumin pėr tė nderuar veten dhe gjithė futbollin shqiptar, tė cilin mendoj se sivjet e kemi pėrfaqėsuar denjėsisht nė Evropė. Kemi bėrė maksimumin, duke qenė emblema e futbollit tonė nė Evropė. Biletat Drejtuesit e Vllaznisė kanė menduar menjėherė pėr tė pėrfituar sa mė shumė ekonomikisht nga shorti luksoz. Pritet qė stadiumi Loro Boriēi tė mbushet plot dhe menjėherė ka lindur ideja e ēmimit njė mijė lekė pėr biletat. Nė ndeshjen e kthimit kundėr Koperit, ēmimi ishte vetėm 400 lekė, nė tė gjitha tribunat. Pėrveē kėnaqėsisė sė pėrballjes me italianėt, shorti iu ofron edhe mundėsi tė tjera pėrfitimi kuqebluve.
Reagimet e Napolit
Reja: Kujdes nga Vllaznia! Shorti ėshtė pritur mirė nga skuadra e Napolit. Trajneri Edi Reja pėrpiqet tė ulė tonet e entuziazmit. Futbolli shqiptar ėshtė rritur shumė vitet e fundit, prandaj duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm. Sigurisht nuk e mohojmė qė Vllaznia ėshtė plotėsisht e kalueshme, por nuk ka pse tė jemi tepėr optimistė. Ka eliminuar njė ekip slloven, ēka tregon se ėshtė skuadėr me cilėsi teknike. Avantazhi ynė ėshtė se luajmė ndeshjen e kthimit nė shtėpi.
De Laurentis, me kėmbė nė tokė Pėr presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, shorti me Vllazninė ėshtė i mirė nė letėr. Kujdes, tė mos e ulim vigjilencėn, paralajmėron presidenti. Nė arenėn evropiane nuk ka kurrė asnjė gjė tė sigurt dhe nėse shorti ėshtė i mirė apo i keq, kjo verifikohet vetėm nė fushė. Ata kanė njė stadium me 15 mijė vende, qė me siguri do tė jetė plot dhe nuk do tė jetė e lehtė tė luash atje, edhe si atmosferė.
Precedentėt italo-shqiptarė Falė shortit qė ka vėnė Vllazninė pėrballė Napolit ėshtė hera e tretė qė njė skuadėr italiane vjen nė Shqipėri. Mė 1968, Partizani fitoi 1-0 e humbi 1-3 me Torinon, pėr Kupėn e Kupave. Pėr tė njėjtėn kupė, mė 1995, Teuta u mund dy herė 0-2 nga Parma. Mbi nivelin e klubeve, U-21 ka luajtur me italianėt mė 1983, nė ēerekfinalet evropiane dhe nė eliminatoret e fundit, duke pėsuar tri humbje 0-1 dhe njė 0-4. _________________
 Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund
Greminat e pafundme, Ato qė mėshirė nuk kanė, Zemrat nė dysh na i kanė ndarė O i dashuri Elbasan, se Lulet mė tė bukura na i moren, e As pyet pėr kėtė sna kanė. |
|  | | Eugen V.I.P


   Age : 18 Anėtarėsuar : 31 Jul 2008 Mesazhe : 274 Localisation : albania profesioni : verdhall haha hobi : femrat
| Titulli: Re: Lajme sportive Mon Aug 04, 2008 1:46 am | |
| Cila duhet tė jetė skuadra e Milanit
Drejtori i pėrgjithshėm i skuadrės kuqezi, Adriano Galliani, ka konfirmuar se shpenzimet e Milanit pėr kėtė verė kanė pėrfunduar. Cilėt lojtarė duhet tė pėrfaqėsohen nė njėmbėdhjetėshin e parė tė skuadrės nga qyteti i modės.
Mė poshtė ėshtė e shėnuar lista e lojtarėve tė Milanit, ndėrsa juve u mbetet ta zgjidhni njėmbėdhjetėshin e preferuar.
Portierėt: Nelson Dida, Christian Abbiati, Zeljko Kalac
Mbrojtėsit: Massimo Oddo, Paolo Maldini, Kakha Kaladze, Alessandro Nesta, Luca Antonini, Dario Simic, Giuseppe Favalli, Daniele Bonera, Digao, Matteo Darmian, Gianluca Zambrotta, Marek Jankulovski
Mesfushorėt: Emerson, Rino Gattuso, Clarence Seedorf, Andrea Pirlo, Kaka, Massimo Ambrosini, Mathieu Flamini, Cristian Brocchi
Sulmuesit: Alexandre Pato, Pippo Inzaghi, Alberto Paloschi, Ronaldinho, Marco Borriello
We are the best |
|  | | Eugen V.I.P


   Age : 18 Anėtarėsuar : 31 Jul 2008 Mesazhe : 274 Localisation : albania profesioni : verdhall haha hobi : femrat
| Titulli: Re: Lajme sportive Mon Aug 04, 2008 1:49 am | |
| Ronaldinho nė prag tė rilindjes italiane?!
Kur Barcelona e mposhti klubin anglez Manchester United, nė garė pėr tė nėnshkruar me Ronaldinhon nga Paris Saint Germain nė vitin 2003, pėrjetoi njė rikthim tė menjėhershėm tė investimit. Braziliani shėnoi qė nė debutimin e tij kundėr Milanit, ekip tė cilit tash i bashkohet pėr 10 milionė euro mė pak.
Nė sezonin e parė tė Ronaldinhos nė La Liga, Barcelona pėrfundoi e dyta nė tabelė, prapa Valencias, por njė vit mė vonė, me brazilianin fitues tė Kupės Botėrore, qė ishte nė njė formė tė shkėlqyeshme, dhe po ashtu i ndihmuar nga Deco, Samuel Eto'o dhe Ludovic Giuly, ekipi fitoi titullin e ligės pėr tė parėn herė qė nga viti 1999.
Ronaldinho vazhdoi formėn e tij edhe nė sezonin e ardhshėm dhe i pėrkrahur nga Lionel Messi, dyshja ndihmuan Barcelonėn tė mbrojė titullin nė Spanjė. Pėr mė shumė, braziliani po ashtu fitoi titullin Lojtari Botėror i Vitit, nė vitet 2004 dhe 2005.
Spanjollėt po ashtu u bėnė kampionė evropian pėr tė parėn herė qė nga viti 1992, e dyta herė nė historinė klubit. Megjithėse Ronaldinho ishte gjunjėzuar nė finalen, tė cilėn Barcelona e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit, ai u dėshmua nė rundet e mėhershme, duke shėnuar dy herė nė ēerekfinale kundėr Chelseat dhe duke asistuar pėr Giulyn pėr tė vetmin gol nė gjysmėfinale, kundėr Milanit.
Qė atėherė, braziliani ka dėshtuar tė shkėlqejė nė mėnyrė ėt vazhdueshme. Ai ishte zhgėnjimi i Kupės Botėrore 2006, pjesė e ekipit brazilian qė herė nxehej, herė ftohej para se tė eliminohej nga Franca nė ēerekfinale.
Nė nivel tė klubit, 28-vjeēari ka dėshtuar tė shkėlqejė, me arsyetimin e vazhdueshėm tė Rijkaard se Ronaldinho ishte i lėnduar.
Kur Josep Guardiola zėvendėsoi Rijkaardin nė fund tė sezonit qė lamė prapa, kishte spekulime se Ronaldinho mund tė ristabilizohet nė Nou Camp. Por, ish-kapiteni i klubit shumė shpejt deklaroi se braziliani ishte nė shitje sė bashku me Eto'o dhe Deco.
Ka shumė qė do tė presin me padurim tė shohin se si do tė gjendet Ronaldinho me trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti.
Ish-trajnerėt e tij, ai i PSG, Luis Fernandez, dhe i Barcelonės, Frank Rijkaard, qė tė dy e kishin akuzuar brazilianin se po kalon mė shumė kohė nė klubet e natės se sa nė fushėn e stėrvitjeve.
Nė nivel ndėrkombėtar, ai ende pritet tė rikuperohet nga paraqitja larg formės sė tij nė Gjermania 2006 dhe ka humbur pozitėn e tij tė yllit nė kombėtare, krahasuar me shokun e skuadrės tek Milani, Kaka.
Ai po ashtu kishte vėnė nė pyetje formėn e tij fizike, me njė varg fotografish tė pahijshme tė publikuara nė vitet e fundit.
Sidoqoftė, kalimi nė Itali i jep atij shans tė rindezė karrierėn e tij dhe nė moshėn 28-vjeēare ai do tė tentojė tė jetė bindės pėr sė paku edhe pesė vite nė top formė.
Nė San Siro ai duhet tė mos ketė shumė probleme tė pėrshtatet, pasi qė aty do tė gjejė edhe shumė brazilianė tjerė krahas Kakas dhe Patos. Aty ėshtė edhe Dida, Emerson, ndėrsa mund tė pritet edhe njė rikthim i Ronaldos.
Na e thoni mendimin tuaj! Cila mendoni se ishte arsyeja e rėnies sė tij? A do ti rikthehet Ronaldinho formės sė tij tė dikurshme? |
|  | | |
| Faqja 1 e 2 | Shko tek faqja : 1, 2  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |